Filloi implementimi i projektit "e-Government"

PRISHTINË, 13 NËNTOR 2003 – Projekti “e-Government” i organizuar nga fondacioni Soros filloj të implemntohet edhe në komunën e Mitrovicës , Ferizajit , Podujevës , Shtimjes dhe Lypjanit. Drejtuesit e këtyre komunave kanë nëshkruar sot memorandumin e mirëkuptimit me organizatorët e këtij projekti, i cili për herë të parë është implementuar në komunën e Gjakovës. Organizatorët e projektit synojnë që përmes vendosjes së teknologjisë informative nëpër komuna (ofrimin e shërbimeve administrative përmes rrjetit kompjuterik) të rrisin efikasitetein e punës së tyre, rritjen e nivelit të shërbimeve publike si dhe rritjen e transparencës në mes të udhëheqësve të komunave dhe qytetarëve.

Projekti “e-Government” është cilësuar i rëndësishëm edhe nga udhëheqësit e komunave. Projekti finacohet bashkarisht nga fondacioni “Soros” dhe Agjensia ndërkombëtare për zhvillim UNDP , ndërsa përveq Gjakovës, ditë më parë ka filluar të implementohet edhe në komunat e Prishtinës , Gjilanit, Pejës dhe Prizrenit.

ECIKS / RTK