Eliminohen taksat e dyfishta

Prishtinë, 27 shtator 2004 – Marrëveshja ndërshtetërore Kosovë – Shqipëri, synon krijimin e kuadrit të fuqishëm ekonomik dhe bashkëpunim reciprok. Eliminimi i taksimit të dyfishtë, marrëveshje që do të nënshkruhet, nga ministri shqiptar i financave, Arben Malaj, nënkupton trajtimin e veçantë të qeverisë shqiptare ndaj marrëveshjeve me Kosovën. Marrëveshja Kosovë – Shqipëri, për tregëti të lirë, bazuar në të dhënat e qeverisë shqiptare, ka pasur ndikim pozitiv.

Ministri i Financave të Shqipërisë, Arben Malaj, në agjendën e tij ka patur takimet me kryeadministratorin, Soren Jesen Petersen, zv.kryeadministratorin Çarls Brajshou, kryeministrin Bajram Rexhepi, shefin e Shtyllës IV të UNMIK-ut, Nikolas Lambsdorf dhe ministrin e MEF-it, Ali Sadriu.

Malaj gjatë kësaj vizite do të mbajë edhe një leksion në Universitetin e Prishtinës me temën “Mbi integrimin rajonal dhe globalizimin”, ndërsa nesër së bashku me shefin e UNMIK-ut Petersen do të nënshkruajë Marrëveshjen për eliminimin e taksimit të dyfishtë. Marrëveshja ndërshtetërore Kosovë –Shqipëri, synonë krijimin e kuadrit të fuqishëm ekonomik dhe bashkëpunim reciprok. Eliminimi i taksimit të dyfishtë, marrëveshje që do të nënshkruhet, nga ministri shqiptar i financave, Arben Malaj, nënkupton trajtimin e veçantë të qeverisë shqiptare ndaj marrëveshjeve me Kosovën.

Marrëveshja Kosovë – Shqipëri, për tregti të lirë, bazuar në të dhënat e qeverisë shqiptare, ka pasur ndikim pozitiv.Bashkëpunimi i Shqipërisë me Kosovën është i rëndësishëm të shihet në korniza të bashkëpunimit rajonal, u vlerësua pas takimit të ministrit shqiptar të financave me shefin e Shtyllës së katërt të UNMIK-ut. Për një kohë relativisht të shkurtër, mes Kosovës dhe Shqipërisë është arritur Marrëveshja për tregti të lirë, sapo hyn në fuqi marrëveshja për mbrojtjen e investitorëve dhe ajo për eliminimin e taksimit të dyfishtë që pritet të nënshkruhet nesër. Megjithkëtë, prioritet i dy qeverive vazhdon të mbetet sektori i energjisë.

ECIKS / RTK