Edhe Maqedonia shkele CEFTA-n

Shkelja e Marrëveshjes për Tregtinë e Lirë CEFTA është duke vazhduar. Maqedonia sërish po u vë barriera produkteve kosovare. Kompania prodhuese e pijeve “Bibita” ka ngritur sërish këtë çështje nëpërmjet një njoftimi zyrtar ndaj diskriminimit që po i bëhet palës kosovare dhe ka kërkuar nga institucionet e Kosovës të respektohet kjo marrëveshje.

“Me rastin e hyrjes së produkteve me origjinë nga Kosova u është shtuar edhe një obligim shtesë për pagesë të detyrimeve me një tarife enorme qe është 50 për qind nga vlera e mallit”, thuhet në një njoftim zyrtar të kësaj kompanie .

Në njoftim thuhet se kjo dëmton shumë prodhuesit kosovarë dhe është pengesë për të qenë konkurrent në tregun e rajonit.

“Sipas hulumtimeve që kemi bërë, në asnjë dokument të CEFTA-s nuk parashihet taksa shtesë për mallrat për eksport, përfundon njoftimi.

Gazeta Express

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.