Prishtinë, 23 maj 2006 – Përfaqësues të institucioneve kosovare të ngarkuara me zbatimin e “standardit të gjashtë”, që ka të bëjë me të drejtën pronësore, i kërkuan mbështetje më të madhe ekzekutivit kosovar, pasi sipas tyre, ky standard është më i vështiri për t’u plotësuar dhe është i lidhur drejtpërdrejt me statusin politik të vendit.
Muhamet Aliu, sekretar permanent në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) tha se plotësimi i standardeve në përgjithësi është vlerësuar pozitiv, por duhet të punohet edhe më shumë në këtë drejtim.
Sipas tij, iu është bërë një kërkesë ndërmarrjeve publike banesore komunale të të gjitha komunave të vendit, që regjistrin e banesave në etazhitet t’ia dorëzojnë Agjencisë Kadastrale të Kosovës.
Ai tha se çdo agjenci kadastrale komunale duhet të disponojë me banesat e qytetarëve të Kosovës, të cilat në çdo vend të Kosovës duhet të dorëzojnë raportet ndërmarrjeve publike komunale, agjencive kadastrale komunale dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës.
ECIKS / KosovaLive