Dogana mbledhë 736 milionë euro

Sipas zyrtarëve të Doganave të Kosovës, deri tani ata kanë grumbulluar 736 milionë euro.

Doganat janë kontribuesi kryesor në mbushjen e buxhetit të shtetit. Zyrtarë të Doganave kanë thënë për Telegrafin se nuk do të kenë problem për mbledhjen e të hyrave të planifikuara.

Zyrtarë të Doganave kanë treguar se deri më tash kanë kontribuar në buxhetin e shtetit me 5 miliardë euro.

Doganat për ketë vit kanë planifikuar të mbledhin të hyra në vlerë prej 831 milionë euro kurse për vitin 2012 860milione euro.

/Telegrafi/