Diskutohet plani strategjik për zhvillimin e Prishtinës

Prishtinë, 5 maj 2004 -Krijimi i një baze ekonomike të shumëllojshme në qytet, me krijimin e vendeve të reja për punësim, është njëri ndër planet për zhvillimin ekonomik të Prishtinës, u tha ndër të tjera në diskutimin e sotëm me qytetarë, dhe u shtua se, përmirësimi kualitativ në ndërtimin e zonave në qytet, lobimi me qeverinë kosovare si edhe financimet në përmirësimin e zonave industriale, menaxhimin e burimeve dhe zhvillimin e strategjisë për përdorimin e tokës, janë disa nga pikat të cilat hyjnë në planin për zhvillimin ekonomik të Prishtinës. Paul Lose, arkitetk nga Gjermania njëherit edhe udhëheqës i këtij projekti, u përqëndrua në planin e zhvillimit të rajoneve të banimit dhe atyre komerciale. Se ku është i përqëndruar plani, në zhvillimin e Prishtinës, apo të tërë Kosovës, Lulzim Nixha – drejtor i Drejtoratit për Planifikim dhe Urbanizëm thotë se “me siguri se kemi shkuar me vetëdije që të jetë një koncentrim i konsiderueshëm në Prishtinë, duke u bazuar se Kosova ka shumë pak tokë, dhe, me siguri që ajo është edhe motoja që ne e kemi propozuar që të jenë hapësirat e atilla që do të kishin qenë atraktive për shumicën e qytetarëve Brenda Kosovës, se natyrisht ata e kanë një perspektive në qytetin e afërt, d.m.th në kryeqytet”.

ECIKS/Rtklive