Citigroup shpreh interes për sektorin bankar shqiptar

Tiranë, 31 janar 2004 – “Citigroup” shpreh interes për investime në sektorin bankar dhe në ekonomi. Ministri i Financave, Arben Malaj është takuar dje me zv/presidentin e Bankës për Investime për Europën Qendrore dhe Lindore të “Citigroup”, Simon Carnegie.

Burime zyrtare pranë Ministrisë së Financave, pohojnë se përfaqësuesi i lartë i “Citigroup”, ka shprehur synimet e këtij institucioni për të hyrë në tregun shqiptar me investime të rëndësishme, si pjesë të strategjisë së tyre për zgjerimin në Europën Qendrore dhe Lindore, kryesisht në sektorin bankar, infrastrukturë, energji, turizëm, industrinë e përpunimit agroushqimor etj.

Ministri i Financave, Arben Malaj shprehu gatishmërinë e tij për të mbështetur projektet e “Citigroup” në Shqipëri, pasi perspektivat ekonomike dhe prioritetet e Ministrisë së Financave konsistojnë në rritjen e investimeve të huaja private në ekonominë shqiptare sidomos në sektorin financiar.

ECIKS / SHEKULLI