Cani: Ekonomia shqiptare i kthehet rritjes konstante

TIRANE, 26 Nëntor 2003 – Guvernatori i Bankes se Shqipërise, Shkelqim Cani, ne mbledhjen e Komitetit Nderministror te Politikave te Sigurimit Kombetar, theksoi se “Ekonomia shqiptare gjatë vitit 2003, duket se i është kthyer ritmeve të rritjes së saj potenciale, pas ngadalësimit të vërejtur në vitin 2002.” Sipas Canit, parashikimi i rritjes ekonomike për vitin 2003, rreth 6 për qind, mbetet një mundësi realiste. Ai theksoi se zhvillime të tilla si: qëndrueshmëria në prodhimin bujqësor, performanca optimiste në degët e shërbimeve, industrisë dhe të transportit, rritja e vëllimit të shkëmbimit tregtar e verifikuar në 6-mujorin e parë të vitit, numri i shtuar i turistëve, situata e qëndrueshme dhe e favorshme energjitike, qëndrueshmëria në prurjet valutore të emigrantëve e faktorë të tjerë, janë argumente të besueshme në arritjen e objektivit të rritjes ekonomike të vendit.

ECIKS / Balkanweb