Bujqësia ballkanase 'takohet' në Shqipëri

Tiranë, 24 maj 2004 – Përkrah me panairin, në të njëjtën periudhë kohore në vendin tonë është zhvilluar dhe forumi i tretë i bujqësisë së vendeve të Evropës Juglindore. I organizuar për herë të parë në vendin tonë, forumi i ministrave të Bujqësisë ka pasur si objekt diskutimin e situatës aktuale të bujqësisë në integrimin e Bashkimit Europian, administrimin e tregut të tokës, harmonizimin e legjislacionit dhe marketingun e produkteve bujqësore. Në këtë takim, ministri shqiptar i Bujqësisë Agron Duka u ka bërë të ditur të pranishmëve se bujqësia shqiptare është në një proces dinamik reformash në kuadrin e integrimit europian. Duka ka veçuar ristrukturimin institucional dhë përshtatjen ligjore për sektorët më të rëndësishëm. Forumet e mëparshme janë organizuar në Gjermani dhe Rumani. Takimi i ministrave të Bujqësisë së vendeve të Europës Juglindore është mbështetur nga agjencia gjermane për bashkëpunim teknik (GTZ) dhe Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar.

ECIKS / Shekulli