G-7 bën thirrje për rritje të prodhimit të naftës

New York, 24 maj 2004 – Ministrat e financave të vendeve të industrializuara që po mblidhen në Nju-Jork po i bëjnë thirrje OPEC-ut të rrisë prodhimin për të ulur çmimet e naftës.

Por ministrat e OPEC-ut në Amstedram thanë se ata nuk do të pranojnë menjëherë kërkesën e grupit të të shtatëve, G-7, por do të presin për një takim zyrtar në 3 qershor për të vendosur.

Arabia Saudite, prodhuesi më i madh në botë, ka shprehur dëshirën për të rritur prodhimin. Por vendet e tjera nuk janë kaq të gatshme. Problemi është se nuk ka shumë mungesa në sistem. Rafineritë janë pranë kapacitetit të tyre dhe problemi në Irak po inkurajon qeveritë që të krijojnë stoqe.

Askush nuk pret rënie dramatike të çmimit të naftës në të ardhmen e afërt. Shqetësimi i motoristëve amerikanë për rritje të çmimeve të naftës duket se do të vazhdojë, ashtu si duket se do të vazhdojë frika se rritja e çmimeve të naftës mund të godasë rritjen globale dhe ndoshta, inkurajojë ngritje të çmimeve dhe ringjallje të inflacionit.

ECIKS / BBC