Britania e Madhe nuk është e gatshme për euron

LONDËR – Ministri britanez i thesarit, Gordon Brown, në fjalimin e tij të hënën vlerësoi se vendi i tij ende nuk është i gatshëm të ndahet nga valuta tradicionale – funta britanike. Caqet ekonomike të përcaktuara më 1997 për aplikimin e euros, sipas Brown, ende nuk janë arritur. Një ndër pengesat kryesore është fakti se Britania e Madhe tregun e punës e ka shumë më të fleksibilizuar se sa shtetet e Eurolandit. Në bazë të kësaj funta britanike do të duhej të zhvleftësohej, për të lehtësuar kalimin në euro.

Reagimet e mediave britanike ishin të ndryshme. Përderisa mediat liberale e kritikonin këtë vendim si një “gabim historik”, ato konzervative qëndronin prapa tij duke potencuar faktin se mundësia e kalimin në euro megjithatë është lënë e hapur për të ardhmën.

ECIKS – (K.D.)