Bordi i AKM-së debatoi për raundin e pestë të privatizimit

Prishtinë, 1 prill 2005 – Pas 15 muajsh pushimi mbrëmë është mbledhur Bordi i AKM-së. Temë diskutimi ishte raundi i pestë i privatizimit, korporatizmi dhe shqyrtimi i statusit të ndërmarrjeve shoqërore që do të privatizohen në raundin e ardhshëm. Bordi i AKM-së kryesohet nga shefi i Shtyllës së Katërt të UNMIK-ut Joakim Ryker. Mandati i AKM-së skadon në qershor të këtij viti, por Joakim Ryker ka bërë të ditur më parë se do të kërkojë vazhdimin e mandatit të AKM-së deri në fund të vitit, kur edhe parashikohet të privatizohen 90 për qind të ndërmarrjeve shoqërore. Deri më tash në Kosovë janë privatizuar vetëm 40 ndërmarrje.

ECIKS / QIK