Blloku B bie nga sistemi dy herë për dy ditë

Prishtinë, 05 mars 2007 – Rrjedhjet në kazan, që shkaktuan daljen nga funksioni të Bllokut B2 të termocentralit “Kosova B”, kanë qenë arsye e reduktimeve të rrymës të dielën dhe të hënën. Rënia nga sistemi i këtij blloku të termocentralit “Kosova B” është bërë edhe pas punës tetorëshe që kanë bërë punëtorët e TC KB në evitimin e problemeve teknike në këtë bllok. Zyrtarë për informim të Korporatës Energjetike të Kosovës, ndërkohë, kanë thënë se blloku do të vihet në funksion deri të hënën në orën tetë të mbrëmjes. Donika Kada, zëdhënëse e KEK-ut, ka thënë që “në ndërkohë falë kontratave të KEK-ut për import, furnizimi me energji elektrike prej orës 10:00 të mëngjesit ishte stabil”. Ndërkaq, çmimet e importit të energjisë vetëm sot ishin 83.1 euro për megavat orë, import ky që mundësohet nga 45 milionë euro të dhëna nga buxheti i Kosovës.

ECIKS / Koha Ditore