Bllokimi i privatizimit rrezikon investimet nga jashtë

PRISHTINË, 22 Nëntor 2003 – Bllokimi i procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet ekonomike me jashtë, në gjetjen e partnerëve për pjesëmarrje në investime dhe privatizim, thuhet në një komunikatë lëshuar nga Oda Eonomike e Kosovës. Në komunikatë thuhet se në mbledhjen e mbajtur dje nga Këshilli Drejtuesi i OEK-ut ku ishin të pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ali Jakupi, koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Kosovë, Besim Beqaj dhe Ahmet Shala nga AKM-ja, gjithashtu u sollën edhe konkludime të tjera që kanë të bëjnë me procesin e privatizimit dhe rreth zhbllokimit të këtij procesi. Sipas tyre procesi i privatizimit duhet të fillojë menjëherë dhe pa kurrfarë ndryshimesh në rregullore dhe politika operacionale.

ECIKS / Balkanweb