Rexhepi: të largohen nga bordi i AKM-së ata që pengojnë

PRISHTINË, 22 NËNTOR 2003 – Dje ka filluar takimi i jashtëzakonshëm në mes qeverisë dhe bordit të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit për të shqyrtuar situatën e rëndë të krijuar rreth procesit të privatizimit në Kosovë.

Kryeministri Rexhepi ka deklaruar se pala kosovare do të bëjë shumë për t’i ikur tërheqjes së kosovarëve nga bordi, por ka paralajmëruar se në vend të kësaj, ne do të përpiqemi t’i largojmë nga bordi i AKM-së, ata që po e pengojnë privatizimin në Kosovë.

ECIKS / RTK