Beqaj informon për Tryezën e Paktit të Stabilitetit

Prishtinë, 12 qershor 2004 – Koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Kosovë, Besim Beqaj sot organizoi një konferencë në të cilën informoi gazetarët për pjesëmarrjen e Kosovës në Tryezën Rajonale të Paktit të Stabilitetit për Evropen Jug-lindore, që është mbajtur më 7 dhe 8 qershor në Portorozh të Sllovenisë.

Delegacionin e Kosovës, në këtë Tryezë, e përbënin përfaqësues të Zyrës Politike të UNMIK-ut, përfaqësues të mediave, të OSBE-së, ata të Policisë së UNMIK-ut dhe përfaqësues të Qeverisë së Kosovës.

Gjatë këyre dy diëve, tha zoti Beqaj, pjesëmarrësit shqyrtuan punën gjashtëmujore të Paktit të Stabilitetit, shënuan 5-vjetorin e themelimit të këtij Pakti dhe pranuan Letoninë, Lituaninë, Estoninë, Malten dhe Qipron anëtarë të ri të Paktit të Stabilitetit.

ECIKS / RTK