Kompania amerikane, Bechtel dhe ajo austriake Strabag kanë hyrë në garë për ndërtimin e autostradës së dytë, Prishtinë-Hani i Elezit. Në Ministrinë e Infrastrukturës, konfirmojnë se të dy kompanitë kanë dorëzuar dokumentacionin e tyre për shprehje të interesit.
Dy këto kompani ishin konkurrentët kryesorë për ndërtimin e autostradës Morinë – Merdarë, të cilën e fitoi Bechtel. Pas shpalljes së shprehjes së interesit nga Ministria e Infrastrukturës për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup, Bechtel dhe Shtrabag kanë konkurruar të parët.
Në garë është edhe një konzorcium turko-italian. “Strabagu dhe Bechteli, si dhe disa konzorciume të tjera e kanë paraqitur dokumentacionin në Zyrën e prokurimit për shprehje te interesit”, tha një zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës.
/Telegrafi/