Bankat kosovare mbi 250 milionë euro fitim

Për 12 vjet , bankat komerciale në Kosovë , kanë shënuar fitim prej 250 milion eurosh. Ky fitim është realizuar falë normave të larta të interesit në kredi, të cilat mesatarisht janë rreth 15 %.

Fitimi neto i bankave është trefishuar viteve të fundit, pavarësisht se në vazhdimësi është raportuar për zvogëlim të normave të interesit në kredi dhe rritjes së interesit në depozita dhe njëkohësisht rritjes së konkurrencës në sistemin bankar, duke u futur banka të reja në treg. Sipas raporteve të publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës(BQK), fitimi më i ulët është shënuar në vitin 2002, ku ka qenë 2.7 milionë euro, derisa një vit më parë(2001) ishte 6.7 milionë euro, raporton Infokus.

Në vitin 2003 bankat fituan 6.8 milionë euro, ndërsa në 2004 fitimi arriti në 12.9 milionë euro, i cili fitim është rritur në vazhdimësi nga viti në vit. Në vitin 2005, bankat kishin fituan 13.5 milionë euro, 19.3 milionë euro në vitin 2006. Fitimin e pastër bankat e kanë dyfishuar në vitin 2007, krahas një viti më parë, duke arritur në 33.5 milionë. Ndërsa në vitin 2008, kur gjithë bota ishte prekur nga kriza financiare dhe shumë banka komerciale në botë reportonin humbje marramendëse, bankat në vend realizuan fitim të pastër prej 36.4 milionë euro.

/Telegrafi/