Autostrada për Shkup projekt ndërkombëtar

Drejtuesit e Ministrisë së Infrastrukturës kanë bërë edhe një hap tutje në projektin e autostradës Prishtinë – Shkup.

Më datën 12 të këtij muaji, kjo ministri do të shpallë ndërkombëtarisht konkursin për ndërtimin e kësaj autostrade. Zyrtarë të kësaj ministrie tregojnë se interesimi për ndërtimin e këtij projekti rrugor është i madh. Ata presin që të konkurrojnë kompani të fuqishme evropiane.

Projekti tashmë është i detajuar dhe të gjitha punët që mundësojnë kalimin në realizimin e këtij projektit janë kryer. “Të gjitha punët janë kryer dhe gjithçka është detajuar në këtë projekt – tash vetëm presim që të përzgjedhet kompania ndërtimore”, tha një zyrtar i lartë në Ministrin e Infrastrukturës.

/Telegrafi/