Autostrada Vërmicë-Merdarë veç ka filluar punimet dhe pjesa deri në Therandë pritet të jetë e gatshme në tetor të këtij viti. Drejtori i këtij projekti nga kompania ndërtimore Bechtel & Enka tha që, “Aktualisht janë duke punuar 1,500 punëtorë dhe ky numër do të dyfishohet. Bazuar në punën tonë, kemi planifikuar që autostrada nga Vërmica deri në Therandë të lëshohet në qarkullim në muajin tetor të këtij viti”.
Autostrada Vërmicë-Merdarë e lidh Kosovën me veriun e Shqipërisë dhe jugun e Sërbisë dhe do të shërbej si rrugë transiti për lëvizjen e shpejtë të mallrave dhe njerëzve. Ky projekt pritet të kushtoj diku rreth 700 milion euro.
Përpos këtij shpenzimi, Qeveria e Kosovës pritet të filloj edhe ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup si pjesë e projekteve madhore për ta përmirësuar infrastrukturën në vend si dhe kushtet për biznes.
ECIKS