Asociim-Stabilizimi: delegacioni kosovar në Bruksel

Prishtinë, 13 shtator 2004 – Në Bruksel më 17 shtator do të mbahet takimi i pestë me radhë i mekanizmit përcjellës të asocim – stabilizimit. Një delegacioni i Qeverisë së Kosovës para Komisionit Evropian do të paraqesë edhe një draft të planit aksional për afatet dhe mënyrën e implementimit të disa kushteve dhe prioriteteve që i janë vënë asaj gjatë majit të këtij viti nga BE-ja. Këto kushte dhe prioritete dalin nga Partneriteti Evropian, një projekt ky i Komisionit Evropian i lansuar pas Samitit të Selanikut në të cilin BE është shprehur se vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen pjesë e saj pasi t’i kenë plotësuar kriteriet e kërkuara.

ECIKS / QIK