110 subjekte kualifikohen për raundin III të privatizimit

Prishtinë, 10 shtator 2004 – Rreth 110 subjekte ekonomike dhe investitor individual janë kualifikuar për të konkuruar në blerjen e kompanive të shoqërore që do të shitën më 15 shtator. Janë 12 kompani shoqërore, të ndara në 19 kompani të reja dhe “Ferronikeli”, ku për privatizimin e tij afati i kualifikimit zgjatë deri 24 shtator.

Zyrtarët e AKM-së presin që të gjithë ata që janë kualifikuar të konkurojnë për blerjen e kompanive shoqërore. Rregullat e tenderimit në raundin e tretë janë modifikuar dhe reflektojnë udhëzimet e zyrës ligjore të Kombeve të Bashkuara të Qershorit 2004.

ECIKS / RTK