Arrihet marrëveshja për ndarjen e ministrive

Prishtinë, 28 shkurt 2006 – Dy partitë politike që përbëjnë koalicionin qeveritar në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës (AAK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), janë marrë vesh parimisht të hënën, që Ministrinë e Rendit ta drejtojë partia më e madhe parlamentare LDK, kurse Ministrinë e Drejtësisë, AAK.

Këtë vendim e ka marrë të hënën Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila edhe e ka pasur primatin që të zgjedh se cilin Ministri e preferon.

Gjithashtu Kryesia e LDK-së sot ka marrë vendim që në postin e anëtarit të Kryesisë së Kuvendit ta emërojë deputetin Sabri Hamiti, që në këtë post e zëvendëson Fatmir Sejdiun i cili tri javë më parë është zgjedhur kryetar i Kosovës duke trashëguar ish-kryetarin e ndjerë, Ibrahim Rugova.

E gjithë ajo çka ka mbetur tani në mes dy partive të koalicionit, sipas zëdhënësit të AAK-së, Ernest Luma është nënshkrimi formal i marrëveshjes për ndarjen e përgjegjësive më dy ministritë që janë në formim.

ECIKS / KosovaLive