Anan: Trashler ka dëmtuar KEK-un dhe ka kryer akte kriminale

New York, 26 Dhjetor 2003 – Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, ka njoftuar Asamblenë e Përgjithshme të KB se hetimet kanë vërtetuar se ish-zyrtari i lartë i UNMIK-ut, gjermani Xho Trashler, ka kryer disa vepra kriminale dhe ka dëmtuar Kompaninë Energjetike të Kosovës (KEK) për 4.3 milionë dollarë. Hetimet disamujore, që i ka bërë administrata për kontrollin brenda Kombeve të Bashkuara, ka vërtetuar se i akuzuari me rastin e punësimit ka dhënë shënime të rreme për arsimimin e tij, dhe se paratë nga shitja e energjisë elektrike, dedikuar KEK-ut, i ka dërguar në konton bankare në Gjilbraltar që e ai e ka kontrolluar.

ECIKS / Balkanweb