Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) në ceremoninë e hapjes së ofertave të Valës së Privatizimit 45A, shpalli fituesit e përkohshëm për Ndërmarrjet e reja, të tenderuara përmes metodës së Spin Off-it të Rregullt.
Gjithsej 13 ndërmarrje të reja ishin në dispozicion për shitje.
Dorëzimi i ofertave nga ana e ofertuesve, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve është bërë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të medieve dhe investitorëve të pranishëm.
Gjithsej janë pranuar 44 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave fituese ishte 22.677,289 euro. AKP deri më tani ka privatizuar 601 ndërmarrje të reja.
Agjencia Kosovare e Privatizimit tani është duke punuar që të përfundojë të gjitha shitjet, në pritje të vendimit të Bordit të Drejtorëve të AKP-së.
ECIKS