Në Forumin për investime SHBA-Kosovë që u mbajt në Nju Jork, ministri kosovar i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala ftoj investitorët dhe partnerët tregtarë të takohen me delegacionin e lartë qeveritar nga Kosova në mënyrë që të informohen nga afër për mundësitë që ofron ky vend për tregti dhe investime.
Shala tha se Kosova ka një sistem tatimor shumë të përshtatshëm për investime, ka një potencial të madh minerale, toke bujqësore dhe një forcë punëtore të re.
“Kosova është në pozitë shumë të mirë për zhvillim të sektorit privat në fushatë si energjia, infrastruktura, teknologjia e informative dhe industria bujqësore”, tha ministri kosovar.
Shala tha se thellimi i marrëdhënieve tregtare dhe zhvillimi ekonomik ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme për investitorët që kanë për qëllim të zgjerojnë interesin e tyre në Kosove dhe rajon.
Forum për investime dhe tregti Kosovë-SHBA është organizuar nga Ambasada e Kosovës në Washington. Në këtë forum ka marrë pjesë ambasadorja e SHBA-së në Nju Jork, Rosemary Di Carlo; kongresmeni amerikan, Eliot Engel; drejtoresha e Bankës Botërore dhe Koordinatore Regjionale për Evropën Juglindore, Jane Armitage dhe përfaqësues të biznesit kosovar dhe atij amerikan.