Prishtinë, 20 dhjetor 2003 – Bordi i AKM-së në mbledhjen e fundit ka nënshkruar kontratat për 18 ndërmarrje të raundit të tretë, ndërkaq është vendosur që pesë prej tyre të ritenderohen. Kështu bërë të ditur shefi i Shtyllës së Katërt të UNMIK-ut Nikolaus Lambsdorf në takimin e djeshëm me gazetarë. Ai bëri të ditur se politikat operative do të ndryshohen, ndërkaq takimi i ardhshëm i Bordit të AKM-së do të mbahet me 14 janar. Lambsdorf tha se Bordi i AKM-së ka ratifikuar katër kontrata të shitjes së ndërmarrjeve, kështu që pronarët e rinj mund të marrin udhëheqjen e tyre menjëherë. Pra katër kompanitë e para janë të shitura.
ECIKS / QIK