AKM konteston përbërjen e bordit mbikqyrës të PTK-së

PRISHTINE, 29 KORRIK 2003 – Agjencia Kosovare e Mirëbesimit konteston përbërjen e bordit mbikëqyrës të punës së Post Telekomit të Kosovës, të themeluar kohë më parë nga Ministria e Transportit e Postë Telekomunikacionit. Erik Mek Kinli, zyrtar i AKM-së dhe ushtrues detyre i menagjerit të PTK-së, i ka deklaruar radios “Blue Sky”, se anëtarët e bordit të formuar prej ministrisë nuk i plotësojnë kushtet.

Ai ka thënë se shumë prej anëtarëve janë të lidhur ngushtë me punët brenda ministrisë, në veçanti sekretari i përhershëm i ministrisë, Gëzimn Pula. Mek Kinli ka thënë se të gjithë anëtarët e bordit duhet të jenë ekspertë të postës e telekominikacionit. Ai ka thënë se ky bord do të merrej me përpilimin e rregulloreve dhe ligjeve dhe jo me çështje operacionale apo menagjuese në PTK. Erik Mek Kinli ka thënë se çështjen e përbërjes së bordit mbikëqyrës për punën e PTK-së do të bisedojë së shpejti me ministrin e Transportit e Postë Telekomunikacionit, Zef Morina.

ECIKS / BalkanWeb