AKM-ja shpall valën e 22-të të privatizimit

Prishtinë, 29 dhjetor 2006 – Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM) ka shpallur zyrtarisht valën e 22-të të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore. AKM-ja ka njoftuar menaxhmentin e ndërmarrjeve shoqërore dhe komunat përkatëse për privatizimin e këtyre ndërmarrjeve.

Në listën e tenderëve të privatizimit të valës së 22-të janë përfshirë 23 ndërmarrje shoqërore (NSH), nga të cilat janë krijuar 28 ndërmarrje të reja. 19 NSH do të privatizohen përmes spinofit të rregullt, ku do të krijohen 24 ndërmarrje të reja. 4 NSH do të tenderohet përmes spin-ofit special, ku do të krijohen 4 ndërmarrje të reja. Për dy minierat Xim dhe Golesh, kushtet për parakualifikim janë lehtësuar dhe ftohen palët e interesuarit që ta kontaktojnë AKM-në për informata shtesë.

Afati për parakualifikim është deri në ditën e mërkurë, 28 shkurt 2007. Data për dorëzimin e ofertave është dita e mërkurë, 7 mars 2007.

ECIKS