Prishtinë, 8 dhjetor 2004 – Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, shpalosi në një konferencë për media rezultatet e një hulumtimi të realizuar pas mbajtjes së Javës së Biznesit të Kosovës.
Sipas ketij hulumtimi te realizuar me 200 tregtarë dhe prodhuesë, kanë filluar të shihen efektet e Javës së Biznesit. Nga rezultatet e këtij hulumtimi thonë se pas këtij aktiviteti ka një shtim të konsumit të prodhimeve vendore nga 25 deri 35 përqind. Po ashtu drejtues te AKB-së kanë bërë disa rekomandime për UNMIK-un, qeverinë dhe prodhuesit me qëllim të shtimit të konsumit të prodhimeve vendore.
ECIKS / RTK