AER jep 2 milionë euro për marketing të bujqësisë

Prishtinë, 24 gusht 2006 – Agjencia Evropiane për Rindërtim (AER) prezantoi sot punën në tremujorin e parë të projektit të marketingut bujqësor. “Ky projekt kap shumën prej dy milionë euro dhe ka për qëllim të mbështesë Agjencinë për kontroll të ushqimit dhe atë veterinare rreth sigurimit të ushqimeve cilësore”, tha Tieri Bernard Guleo, drejtor i AER-it.

Ndërkaq, Agim Zajmi, ushtrues detyre i zëvendësministrit të bujqësisë, tha se ky projekt ka për qëllim të ndihmojë edhe zhvillimin e sektorit të marketingut dhe agro-përpunimit duke përkrahur prodhuesit, përpunuesit dhe Ministrinë e Bujqësisë në zhvillimin e politikave dhe prioriteteve për këtë sektor.

ECIKS / RTK