Krasniqi: Qeveria mbështetë AKM-në

PRISHTINE, 29 KORRIK 2003 – Zëvendëskryeministri i detyrës së kryeministrit të Kosovës, Jakup Krasniqi, shprehu sot mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore. “Qeveria e Kosovës e mbështet procesin e privatizimit”, deklaroi Krasniqi, pas takimit me zëvendësdrejtorin e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM), Ahmet Shala, dhe udhëheqësin e privatizimit në AKM, Johan Johanson. Ahmet Shala tha se të gjitha institucionet e Kosovës duhet ta mbështetin procesin e privatizimit, duke shtuar se mbështetja e institucioneve është shumë e rëndësishme për vazhdimin e këtij procesi dhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ndërkaq, Johanson tha se AKM-ja do të bëjë përpjekje maksimale që në Kosovë të joshen investitorë sa më seriozë dhe që procesi i privatizimit të jetë transparent.

ECIKS / BalkanWeb