Sipas konsorciumit Bechtel & Enka punët për ndërtimin e autostradës Vermicë-Merdare janë duke shkuar mirë dhe se 38 kilometrat e para do të përurohen në fund të këtij muaji.
Një zëdhënëse e konsorciumit amerikano-turk tha se janë duke punuar intensivisht në mënyrë që punët të përfundojnë sa më shpejt: “Stafi i Bechtel & Enka, po punon intensivisht për përfundimin e 38 kilometrave sipas planit, për të realizuar hapjen e 3 seksioneve të para dhe 4 km nga seksioni i 4, rreth 1 vit para afatit”.
Më tutje thuhet se gjatë punës në autostradë nuk ka pas pengesa me shpronësimet e pronave ku kalon autostrada Vermicë – Merdare. “Shpronësimi ka ecur shumë mirë falë punës se jashtëzakonshme të bërë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Financave por dhe vullnetit të mirë të qytetarëve të Kosovës për të mirëpritur ketë projekt”.
/koha/