200 punëtorë të hekurudhave mbesin pa punë

Prishtinë, 4 maj 2004 – Afër dyqind punëtorë nga hekurudha e Kosovës do të mbesin papunë në ditët e ardhshme. Punëtorët thonë se nuk e pranojnë vendimin dhe se do të hyjnë edhe në grevë urie për të qëndruar në punë.

Punëtorë nga të gjitha njësitë e hekurudhave të Kosovës kanë ardhur në një mbledhje të organizuar nga sindikata. Punëtorët kërkonin që në takim të marrë pjesë edhe drejtori dhe menaxheret e hekurudhave. Por askush nuk ishte në mbledhje. Punëtorët kanë akuzuar menaxherët e tyre se po përgatisin lista të fshehura për largimin e disa punëtorëve. Ndërkohë, drejtori I hekurudhave të Kosovës thotë se nuk do të dal të flas para mediave për problemin që kanë punëtorët e hekurudhave.

ECIKS / RTKLive