Lëvizja Vetëvendosje i ka dhënë ultimatum qeverisë së vendit për zbatimin e mocionit të miratuar në Kuvend deri më 1 janar të vitit 2012. Lideri i kësaj lëvizje, Albin Kurti të dielën është paraqitur para gazetarëve me ultimatum. Nëse nuk zbatohet mocioni i Kuvendit të Kosovës për reciprocitetin, Vetëvendosje ka kërcënuar se do të bllokojë dy pikat kufitare, atë në Merdare dhe në Dheun e Bardhë.
Mocioni i Lëvizjes Vetëvendosje është miratuar me shumicë votash më heret në Kuvendin e Kosovës dhe kërkon nga Qeveria e Kosovës zbatimin e reciprocitetit të plotë ndaj Sërbisë, përfshirë regjimin tregtar si dhe të gjitha çështjet tjera si në fushën ekonomike ashtu edhe në atë politike.
Në shtator të këtij viti Lëvizja Vetëvendosje poashtu ka filluar me fushatën “Duaje Tënden” (www.duaje.com), që ka për qëllim promovimin e produkteve vendore kosovare. Ideja e fushatës është që në ambalazhet e prodhimeve vendore të vendoset logoja e fushatës (shih foton) dhe në këtë mënyrë të inkurajohen kosovarët që prodhimet e importit ti zëvendësojnë me ato vendore.
ECIKS