Vdiq Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova

Prishtinë, 21 janar, 2006 – Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, vdiq sot në moshën 61 vjeçare, tha një zyrtar i afërt me presidentin. Rugova 61-vjeçar vuante nga kanceri në mushkëri.

Zyrtari dha këtë deklaratë në kushte anonimiteti, sepse nuk ishte i autorizuar të bëjë publike vdekjen e presidentit.

Rugova, që përfaqësoi përpjekjet e shqiptarëve etnikë për pavarësi, u disagnostifikua me kancer të mushkërive në shtator të vitit të kaluar.

Vdekja e presidentit Rugova është konfirmuar në ndërkohë edhe në raportet e medieve vendore dhe atyre ndërkombëtare.

Në Kosovë dhe diasporë mbretëron pikëllim i thellë me rastin e vdekjes së udhëheqësit shumëvjeçar të shqiptarëve të Kosovës.