U shpallën blerësit e "Ballkanit" dhe të "Llamkosit"

Prishtinë, 14 prill 2005 – Përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit shpallën blerësit e përkohshëm të dy ndërmarrjeve shoqërore të tenderuara me spin-off special. Për “Ballkanin” e Therandës fitues është kompania “Ozarbant” nga Turqia, ndërsa për “Llamkosin” e Vushtrrisë kompania “Kremikovci” nga Bullgaria.

Pasi njëri nga ofertuesit për blerjen e ndërmarrjes “Llamkos”, u tërhoq dhe për të dy ndërmarrjet mbetën vetëm nga një ofertë, vendimin përfundimtar pritet ta marrë Bordi i Drejtorëve të AKM-së.

Të dy blerësit e përkohshëm të këtyre ndërmarrjeve, në ditën e dytë të ofertimit, i kanë ngritur çmimet e ofertave të tyre. Kompania nga Turqia ka ofruar për “Ballkanin” shumën mbi 1.4 milion euro, 6 milion investime të garantuara dhe 375 vende pune. Ndërkaq firma nga Bullgaria për Llamkosin ka ofruar shumën mbi 4.1 milion euro, 15 milion euro investime dhe 500 vende pune.

ECIKS / QIK