U hap Panairi i produkteve bujqësore

Me organizimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Odës Ekonomike të Kosovës, në zonën industriale në Prishtinë u hap Panairi i produkteve bujqësore dhe industrisë ushqimore “Prishtina 2010”.

Në këtë panair po marrin pjesë 60 kompani.

Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, tha se ka filluar një etapë e re e zhvillimit të sektorëve të bujqësisë në Kosovë.

“Jemi duke punuar në rritjen e fermave tona, në mënyrë që të rrisim aftësitë përpunuese të tyre dhe t’i rrisim sipërfaqet e punueshme, duke ulur koston e prodhimit dhe duke shtuar prodhimtarinë”, pohoi Stavileci.

Ai tha se sektori i drithërave dhe qumështit gjatë këtij viti ka patur një rritje të mbështetjes nga shteti për 50%.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se edhe pse e vogël me territor, Kosova i ka të gjitha predispozitat, për t’u bërë konkurrente në rajon.

ECIKS

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.