U hap fabrika "Universal Food"

Në Fushë-Kosovë është hapur të enjten fabrika e miellit “Universal Food”, një investim ky kosovaro-turk. Ky investim është konsideruar një mundësi e mirë për bujqit.

Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci tha se investimet e ngjashme si kjo e investitorëve turq hapin perspektiva të ndryshme.

“Kjo fabrikë i plotëson të gjitha standardet është një nga investimet që i gëzon edhe fermerët. Sektori i drithërave mbështetet nga Ministria e Bujqësisë dhe kjo fabrikë hap edhe perspektiva të re për prodhuesit e drithërave të kësaj ane”, tha Stavileci.

Ndërsa, Bahader Aksoy, bashkëpronar në fabrikën “Universal Food”, tha se ky objekt është privatizuar para tre vitesh dhe deri më tani, numri i të punësuarve sillet rreth 260 punëtorë.

“Investimi ka ardhur si rezultat i një bashkëpunimi të mirëfilltë që kemi ndërtuar me shtetin e Kosovës, i cili ka për qëllim edhe mbështetjen e krijimit të ortakërive në mes të afaristëve të dy shteteve tona”, tha Aksoy.

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.