Turqia kërkon të investojë më shumë në Kosovë

Biznesmenë nga Kosova dhe Turqia janë takuar në një mbledhje në Odën Ekonomike të Kosovës, ku u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe tregtisë në mes dy vendeve.

Ambasadorja e re e Turqisë në Prishtinë, Songül Özan, ka theksuar se Turqia mund të investojë edhe më shumë në Kosovë, si dhe ka kërkuar që Turqia të marrë pjesë në tenderët në Kosovë. Ambasadorja tha që Turqia është e interesuar për të investuar në fushën e telekomunikimit dhe energjetikës.

Në Kosovë ekzistojnë 12 biznese me kapital turk, ndërsa Turqia eksporton mallra në vlerë mbi 180 milionë euro në vit. Në total, kompanitë nga Turqia kanë investuar mbi 100 milionë euro në Kosovë dhe së shpejti pritet të krijohen mundësi që firmat turke të mund të konkurrojnë edhe në tenderë shtetëror.

Koha Ditore