Transformimi i KEK: nënshkruhet kontrata për menaxhim

Prishtinë, 05 qershor -Shefi i shtyllës së katërt, Nikollas Lamsdorf dhe kryeministri Bajram Rexhepi nëshkruan dje kontratën për menaxhimin për transformim të KEK-ut. Tenderin për këtë kontratë e ka fituar kompania irlandeze “ESBI”. Objektivi kyç i kësaj kontrate është që të bëhet mbartja e aftësive nga ekipi ndërkombëtar menaxhues në personelin vendor të KEK-ut. Në një komunikatë për shtyp të lëshuar nga AKM-ja thuhet se kontraktuesi për menaxhim do të përqendrohet kryesisht në përmirësimin e arkwtimit të të ardhurave dhe furnizimit stabwl me energji si dhe në ndërtimin e kapacitetit të menaxhimit dhe personelit të KEK-ut, të cilët do të udhëheqin kompaninë në të ardhmen. Shuma e kontratës së nënshkruar është 3,7 milionë euro në vit.

ECIKS / RTK