Përfaqësuesit e Odave Ekonomike të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi thanë se bashkëpunimi ekonomik rajonal është i domosdoshëm dhe duhet të përmirësohet.
Në një takim të organizuar nga OEK-u në Prishtinë, ata u pajtuan për harmonizimin e regjimit të taksave dhe shmangien e tatimeve të dyfishta.
Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu tha se nevojitet angazhim konsekuent dhe i gjithanshëm në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal, duke organizuar ngjarje dhe aktivitete të përbashkëta, takime, panaire, udhëtime të biznesit, si dhe harmonizim i regjimit të taksave dhe shmangia nga tatimet e dyfishta.
Kryetari i Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ilir Zhila pohoi se tregjet e vendeve të rajonit janë shumë të vogla për të qenë konkurrente me ato ndërkombëtare, ndaj theksoi nevojën për integrimin e tyre.
Ai vlerësoi se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i odave ekonomike janë nën nivelin e bashkëpunimeve ndërshtetërorë të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës.
Edhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe Malit të Zi vlerësuan se vendet e rajonit duhet të janë të hapura për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, si dhe thjeshtësimin e procedurave doganore dhe liberalizimin e të gjitha produkteve bujqësore.
ECIKS