Shqipëri: ulen interesat e kredive në lekë

Tiranë, 15 tetor 2004 – Rënia e herë pas hershme e normës bazë të interesit si dhe pritjet për futjen në tregun e kredisë të bankës RZB duket se kanë shtyrë bankat shqiptare që të ulin normën e interesit të kredisë në lekë.

Një ndryshim i rëndësishëm strukturor pritet të ndodhë në tregun bankar shqiptar pas hyrjes në tregun e kredive të Raiffeisen Bank. Banka më e madhe në Shqipëri zotëron pjesën dërrmuese të depozitave në lekë dhe ka deklaruar se do të fillojë gjithashtu të japë kredi në lekë. Por këtu ka një problem: Normat e interesit të lekut, si në terma nominale, ashtu edhe reale, janë shumë më të larta se ato në valutë, pavarësisht uljeve të dy viteve të fundit. Nga një vëzhgim i normave të interesit për kreditë që aplikojnë bankat shqiptare vihet re një tendecë për të ulur koston e kredisë në lekë. Kjo rënie, pavarësisht se e vonuar, pritet që të ndikojë pozitivisht në nivelin e kreditimit në lekë i cili aktualisht është në nivele shumë të ulëta.

Rënia e herë pas hershme e normës bazë të interesit si dhe pritjet për futjen në tregun e kredisë të bankës RZB duket se kanë shtyrë bankat shqiptare që të rishikojnë seriozisht normën e interesit të kredisë në lekë.

Banka RZB, e cila grumbullon mbi gjysmat e depozitave të shqiptarëve, ditët e fundit paralamëroi një “ortek” kredish në tregun shqiptar. Meqë kjo bankë pjesën dërrmuese të depoozitave të saj e ka në lekë, pritet që edhe pjesën dërrmuese të kësaj kredie të re ta japë në monedhën kombëtare.

Ulja e interesave, pasojë e bonove
Ndërkohë që të gjitha banka kanë nxituar që të përshtasin normën e interesit për depozitat me rënien e normës së interesit për REPO-t, kjo gjë nuk ka ndodhur edhe me kreditë. Kështu, për periudhën prill-tetor gjatë së cilës norma baznë e interesit ka rënë 4 herë, ma 6.25 % në 5.5 %. Në të njëjtën poriudhë norma e interesit për depozitat ka rënë mesatarisht 1.25 për qind. Norma e interesit për kreditë ka pësuar rënie për një numër të kufizuar bankash tek të cilat ka pasur rënie të konsiderueshme të saj. Ndikimin më të madh në uljen e normave të interesit për kreditë në lekë e ka dhënë ulja e konsiderueshme e emetimeve të bonove të thesarit. Në ankandet e muajve të fundit, bankat kanë kërkuar deri në dy herë më shumë bono sesa shuma e pranuar. Kjo ka ulur interesat e bonove si dhe ka krijuar shumë likujditet në lekë për bankat. Këto të fundit po kërkojnë treg të ri për këto para pikërisht tek kreditimi.

Historiku i normës së REPO-ve
Pas reduktimit me 2 për qind të normës së REPO-ve për vitin 2003, Banka e Shqipërisë ka ulur edhe me 1 për qind nivelin e tyre për vitin 2004.

Kështu ulja e parë ka qenë në muajin prill kur pas miratimit të FMN-së BSH ul normën e bazë nga 6.5 për qind në 6.25 për qind. Kanë kaluar vetëm dy javë kur në muajin maj BSH shpall reduktimin e ri të normës bazë e cila nga 6.25 për qind bëhet 6 për qind. Gjatë muajve qershor dhe korrik BSH ul dhe dy herë të tjera me nga 0.25 për qind normën bazë të interesit në ekonomi duke e çuar atë në nivelin që ka edhe sot, 5.5 për qind.

ECIKS / Biznesi