Shqipëri: 15 milion USD për burimet ujore

Tiranë, 8 qershor 2004 – Bordi i Drejtoreve te Bankes Boterore ka aprovuar nje dite me pare nje kredi prej 15 milione dollaresh per Projektin per Manaxhimin e Burimeve Ujore ne Shqiperi. Sipas zyres se shtypit te Bankes ky projekt ka per qellim te rrise kontributin e burimeve ujore ne zhvillimin ekonomik te qendrueshem permes shtimit te prodhimit bujqesor dhe uljes se rrezikut te permbytjeve. Projekti ka gjithashtu per qellim mbeshtetjen e reformes sektoriale dhe rehabilitimin fizik per ujitjen, kullimin dhe mbrojtjen nga permbytjet. Kostoja totale e projektit eshte 40 milione dollare me financime prej 15 milione dollaresh nga kredia e iDA-s dhe pjesa tjeter e fondeve nga qeveria shqiptare, franceze, hollandeze dhe nga Fondi Kuvaitian. Projekti do te bazohet ne rehabilitimin e sistemit te ujitjes, zhvillimin institucional te ujitjes, kullimit dhe manaxhimit te permbytjeve dhe mbeshtetje institucionale per menaxhimin e burimeve ujore. Banka Boterore e ka mbeshtetur qeverine shqiptare ne programin e saj per ujitjen, kullimin dhe mbrojtjen nga permbytjet permes rehabilitimit fizik dhe reformes institucionale. Ky projekt vjen ne vazhden e dy projekteve te tjera te financuara me pare qe jane njeri per rehabilitimin e ujitjes dhe tjetri per kullimin. Keto projekte kane rehabilituar 180,000 hektare toke per ujitje dhe 120,000 hektare kullimi. Sakaq,

kredia do te disbursohet sipas kushteve te iDA-s, me nje periudhe kthimi pas 20 vjetesh, ku 10 vjet jane periudhe faljeje. Qysh kur Shqiperia u be anetare e Bankes Boterore ne vitin 1991, fondet e dhena prej saj arrijne afersisht 754 milione dollare per 53 projekte.

ECIKS / Korrieri