Shpallja e tenderit “Kosova e Re”, në mes të vitit

Prishtine – Udhëheqësi i projektit “Kosova e Re”, Lorik Haxhiu, ka bërë të ditur se gjatë muajit shkurt do të merren vendimet lidhur me strukturën e projektit për komponentët e mihjes dhe gjenerimit, të cilat janë të përfshira në paket. Pas marrjes së vendimit nga Komiteti Drejtues i Projektit do të finalizohet dokumenti i tenderit, i cili pritet të shpallet dhe t’u dorëzohet në mes të këtij viti katër ofertueseve të cilët janë në garë si kompani të parakualifikuara për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Koha Ditore