Shala fton investitorët në Kosovë

Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala në takimet e”U.S Business Forum 2010” dhe në ”Ballkan Leaders’ Summit 2010” që u mbajt në New York, i ka ftuar investitorët e jashtëm që të investojnë në Kosovë.

Shala ka thënë se Kosova është një vend potencial për investime, pasi që ekzistojnë mekanizma të tërë shtetërorë dhe publikë që i përkrahin ata.

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara Shala është takuar me përfaqësues të lartë të shtetit amerikan dhe të shteteve të tjera pjesëmarrëse në këto takime.

Ministri kosovar ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të mbështesë investimet e sektorit privat në të gjitha sferat e ekonomisë duke mënjanuar çfarëdo pengese institucionale apo burokratike para investimeve të huaja direkte dhe atyre vendore.

”U.S Business Forum 2010” dhe në ”Ballkan Leaders’ Summit 2010 kanë për qëllim forcimin e bashkëpunimit efektiv në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe lidhjet ekonomike dhe tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe të rajonit si dhe të ndihmojë në përfshirjen e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Evropë.

ECIKS

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.