Në Ministrinë e Financave, të enjten janë finalizuar negociatat në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Çekisë me qëllim të nënshkrimit të marrëveshjes për eliminimin e tatimeve të dyfishta në mes të këtyre vendeve. Finalizimi i këtyre negociatave në nivelin teknik do të bëjë të mundur që në një të ardhme të afërt të bëhet edhe nënshkrimi formal i kësaj marrëveshje nga përfaqësuesit politik nga të dyja vendet, në mënyrë që marrëveshja të jetë efektive sa më shpejt.
Sipas një njoftimi për media të Ministrisë së Financave, kjo marrëveshje është në interes të të dyja vendeve,me qenë se do të jap efekte pozitive në rritjen e investimeve te jashtme direkte në Kosovë si dhe hapjen e mundësive për investime të kompanive kosovare në shtetin çek.
ECIKS / Telegrafi