Sali Berisha: pro centralit atomik

Tiranë — Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka konkretizuar më shumë idenë e ndërtimit të një centrali bërthamor për prodhimin e energjisë elektrike, duke u bërë thirrje vendeve të rajonit të bashkohen me qëndrimin e tij. Dita e dytë e forumit Krans Montana ka nisur dje me fjalën e kryeministrit Berisha, i cili pasi përmendi rritjen ekonomike të vendit dhe mundësitë që ofron për investime të huaja si rrjedhojë e lehtësive fiskale, u përqendrua te projekti gjigant i ndërtimit të centralit bërthamor.

“Jemi të hapur për centralet bërthamore dhe po bashkëpunojmë me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike me qendër në Vjenë”, tha Berisha. Duke e parë si mundësi të madhe për sigurimin e energjisë elektrike, jo vetëm për konsumin e brendshëm, por edhe për eksport drejt vendeve që kanë nevojë, kreu i qeverisë shqiptare paraqiti arsyet ose më saktë avantazhet që sjell kjo vepër nukleare.

Gazeta Express

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.