Rritja e të hyrave buxhetore varet nga niveli i zhvillimit ekonomik

Prishtinë, 24 mars 2005 – Treguesit makroekonomik sugjerojnë domosdoshmërinë e vazhdimit të reformave në domenin e nxitjes së prodhimit vendor, liberalizimit të mëtejmë të ekonomisë dhe integrimit rajonal. Me këtë do të sigurohet vazhdimi i ndërtimit të sistemit ekonomik në përgjithësi, u tha në një konferencë të organizuar nga Ministria e Ekonomisë e Financave.

Udhëheqësi i Departamentit Makroekonomik të Ministrisë së Financave, Naim Blakqori, theksoi se edhe përkundër progresit evident në implementim e reformave, ka ende probleme. Brengosëse për Departamentin është struktura e pavolitshme afatizuese e depozitëve e cila nuk siguron investime afatgjate për sektorin prodhimit, niveli ende i lartë i kursimeve që mbahen jashtë vendit si dhe niveli shumë i lartë i kamatave në kredi. Ndryshe, të hyrat buxhetore në vitin 2004 kanë arritur nivel të stabilizimit dhe rritja e tyre do të varet nga niveli i rritjes ekonomike të vendit, u tha vec tjerash në këtë konferencë.

ECIKS / RTK