Rexhepi takohet me zyrtarë të FMN-së

Prishtinë, 15 Nëntor 2003 – Kryeministri Bajram Rexhepi diskutoi me delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, politikat fiskale dhe mundësitë për gjetjen e zgjidhjeve më të favorshme për nxitjen dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Mimoza Kusari, zëdhënëse e kryeministrit, tha se në takim është biseduar edhe për KEK-un dhe gjetjen e mundësive për një menaxhim më të mirë të tij. Sipas saj së shpejti pritet të formohet agjencia e specializuar për menaxhimin e KEK-ut dhe se deri tash 3 kompani të huaja janë paraqitur në lidhje me këtë.

Në takim është diskutuar edhe për kombinatin Trepça dhe bllokimin e procesit të privatizimit.

Kryeministri Rexhepi ka shfaqur brengën e tij për bllokimin e procesit të privatizimit dhe ka kërkuar rifillimin sa më të shpejtë të këtij procesi.

ECIKS / RTK